Kartolina më e madhe e të gjitha kohërave hyn në Guinness

Kartolina më e madhe e të gjitha kohërave, sipas Librit ”Guinness” e përbërë nga 125 000 mesazhe dhe vizatime të fëmijëve dhe adoleshentëve nga e gjithë bota, u shpalos dje në një akullnajë zvicerane për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ideja dhe realizimi i kartolinës gjigante u bë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Fondacioni WAVE, në akullnajën Aletsch, mbi 3 400 metra mbi nivelin e detit, në pritje të konferencës COP24 për klimën që do të mbahet në dhjetor në Poloni.

Copëzat të përbëra secila prej 64 formate me letër të plastifikuar u vendosën pranë njëra tjetrës në një shesh rreth 2 500 m2 mbi të cilat mund të lexohen këto dy mesazhe në gjuhën angleze: “STOP GLOBAL WARMING # 1.5 ° C” (Stop ngrohjes globale # 1, 5 ° C) dhe “WE ARE THE FUTURE GIVE US A CHANCE” (Ne jemi e ardhmja, na jepni një mundësi)./Atsh/OxygenPress.info.