E pabesueshme kjo që po e mendon Casillas

0
23

Iker Casillas është njëri ndër portierët më të mirë në 20 vjetët e fundit në futbollin botëror. Sukseset më të mëdha i ka arritur me Kombëtaren e Spanjës dhe Real Madridin, duke fituar absolutisht gjithçka që mund të fitojë një futbollist.

Ai u largua nga Reali, pasi ish-trajneri Jose Mourinho nuk e trajtoi aspak mirë. Duke vlerësuar se kishte ende shumë për t’i dhënë futbollit, u transferua te Porto ku po ashtu e vazhdoi shkëlqimin.

Befasisht është shfaqur ideja që ai të kthehet në skuadrën e tij të zemrës.

“A do të rikthehesha nëse do të merrja një thirrje nga Real Madrid? Patjetër! Unë nuk e kam harruar kurrë vendin ku u rrita. Mendoj se largimi prej andej ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Besoj se nëse do të kisha qëndruar te Real Madrid gjërat mund të kishin përfunduar më keq për mua”, deklaroi Casillas, 37-vjeçar, kontrata e të cilit me Porto skadon në fund të këtij sezoni./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here