Karateisti Melos Gashi fiton medaljen e argjendtë në kampionatin evropian për kadetë

0
45

Karateisti Melos Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin evropian për U21, juniorë dhe kadetë, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës.

Ai e arriti të shkëlqejë në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram, në një konkurrencë shumë të fortë.

Melosi mposhti katër garues, për të fituar medaljen e argjendtë.

Në finale, Gashi u mund nga Ahmet Bulut nga Turqia.

Kosova po përfaqësohet me 25 garues në evropian. Një pjesë e tyre ka garuar sot, por pa mundur të hynë në zonën e medaljeve, kurse një pjesë e garuesve garojnë nesër.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e madh të karateistit të ri dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.