“Kam mësuar që jeta ime dhe rruga ime është e imja për të kontrolluar”

0
362

Nga Michelle Obama

Kam mësuar shumë kohë më parë që jeta ime dhe rruga ime është e imja për të kontrolluar.

Zgjedhjet që bëra dhe mendësia ime do të ishin gjithmonë ato që farkëtuan të ardhmen time.

Unë kam ende ditë sfiduese dhe kohë provash, por kam kuptuar se si te reagoj ndaj atyre problemeve që do të përcaktonin kush isha.

Gjithmonë kam dashur një jetë plot me diell dhe ylber, por askush nuk më tha kurrë se jeta mund te jete e përziere edhe ne errësirë dhe shi…

Por e dija që mund të ngrihesha mbi to.

Sigurisht, nuk do të ishte gjithmonë bukur, unë do të pengohesha dhe do të bija më shpesh sesa kisha menduar, por kurrë nuk do të bija poshtë.

Disi, unë do të gërmoja thellë dhe do të gjeja vendosmërinë time për të vazhduar të shtyhesha përpara.

Gjithmonë më kujtohej se kush isha dhe çfarë meritoja dhe kurrë nuk kerkova për asgjë më pak.

Pavarësisht se dështova ose sa shpesh qaja, brenda dhe jashtë, gjithmonë e gjeta zërin tim përsëri.

Unë do te rimerrja përsëri magjinë time dhe do të ndezja zjarrin dhe do të ngjitesha përsëri në shtegun atje ku duhej të isha.

Unë kurrë nuk jam ndalur në kohërat e vështira dhe gjithmonë kam kërkuar rrezet e diellit.

Kam vërejtur bukurinë rreth meje dhe jam gëzuar në momentet e mrekullueshme që një ditë do të bëheshin kujtime të mrekullueshme.

Unë do të bëja gjitcka për të shijuar të qeshurat e fëmijëve të mi te vegjël dhe për të buzëqeshur me shpirtin e tyre të pafajshëm.

Do te zhyresha në bukurinë e natyrës dhe madhështinë e saj me të gjitha gjërat e mëdha dhe të vogla.

Do të mrekullohesha nga një perëndim dielli rrezatues.

Unë, sado e vështirë, do të përpiqesha të dashurohesha duke qenë gjallë çdo ditë.

E dini çfarë, përmes triumfeve dhe tragjedive të jetës, une do isha gjithmonë pronare e lumturisë sime …

Dhe kjo është ajo që unë do të bëj për pjesën tjetër të jetës sime.

Jeni të lumtur, jetoni cdo moment dhe gjithmonë…

Jeni mirënjohës për çdo ditë që jeni gjallë!

#Italmed