Joshua tregon qëllimin e tij jetësor

0
108

Anthony Joshua padyshim është ndër boksierët më të mirë në botë, ndërsa vetë britaniku ka deklaruar se synon të ketë edhe suksese tjera, në mënyrë që t’i unifikojë titujt e të gjitha versioneve.

Kampioni i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, ka deklaruar sot se ka nisur përgatitjen për t’u përballur me kampionin tjetër të botës, amerikanin Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC).

Në këtë mënyrë, ai ka hedhur poshtë mundësinë për t’u ndeshur me  Vladimir Klitchkon, diçka për të cilën është folur gjatë ditëve të fundit.

“Po, kam nisur nga puna me një objektiv të qartë, të përgatitem sa më mirë për duelin ndaj Wilder. Nuk kam më asnjë dyshim që do të dueloj ndaj tij. Dua të bëhem kampioni i padiskutueshëm i botës në këtë Divizion. Jam shumë i uritur për të marrë këtë titull dhe po përgatitem vetëm për këtë objektiv”, u shpreh Anthony Joshua.

Meçi Joshua – Wilder pritet të zhvillohet më 13 prill të vitit të ardhshëm në stadiumin “Wembley” të Londrës./OxygenPress.info