Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi

Në letrën e presidentit të Akademisë, Dragan K. Vukčević dërguar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, është bërë e ditur se Kadare është zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukčević./OxygenPress.info