Seriali “ODISEA” rikthehet në Itali

0
72

Nga data 22 deri me 29 dhjetor, në kanalin RAI Storia, me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, RAI do të ri-transmetojë serialin televiziv ODISEA, ku protagonist është aktori me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Ndërsa me datë 28 dhjetor 2018, ky televizion ka ftuar në studio ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama, për të folur rreth figurës së aktorit me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Kjo iniciativë është ndermarrur me rastin e 50 vjetorit të transmetimit të serialit ODISEA dhe në kuadër të diplomacisë publike për promovimin e Kosovës./OxygenPress.info