Ish-ambasadori David Cohen: Shqiptarët rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit

0
193

Ish-ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, vizitoi së bashku me disa miq të tij izraelitë, parkun përkujtimor në Rishon Lezion, ku në shëtitoren ku janë vendosur pllaka përkujtimore për vendet që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dhe Shqipëria me 75 persona që janë njohur nga Shteti i Izraelit si “Të drejtëve midis Kombeve”, për kontributin e tyre.

Duke vizituar parkun përkujtimor në Rishon Lezion, duke hyrë në shëtitore e të “Të drejtëve midis Kombeve” dhe vendi i parë është SHQIPËRIA.

75 shqiptarë u njohën me këtë titull, që do të thotë se ata e vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore“, shkruan ish-ambasadori David Cohen, në një postim të tijin në rrjetet sociale.