Infrastruktura për “Botërorin 2022” brenda afateve

0
53

Infrastrukturat e nevojshme të transportimit të 32 ekipeve të Botërorit 2022 do të jenë të gatshme dy vite para fillimit, garantoi sot një ministër i Katarit, që nuk është angazhuar për projektin e pritjes së 48 ekipeve.

Ministri i Transportit dhe Komunikimit, Jassim Saif Ahmed Al Sulaiti deklaroi se “Katari mund të respektojë afatet, ndonëse fqinjët e tij të Gjirit vazhdojnë t’i imponojnë një bllokim ekonomik”.

“Do të ishim më të shpejtë pa bllokimin, por edhe nëse mbahet, gjithçka do të jetë gati dy vite para evenimentit”, theksoi ai në Gjenevë, përcjell Atsh.

FIFA vendosi të rrisë në 48 numrin e ekipeve që mund të marrin pjesë në kupën e botës në futboll duke filluar nga viti 2026, por presidenti i saj, Gianni Infantino, përmendi mundësinë për të aplikuar këtë ndryshim që në Botërorin 2022.