Ideja për ekzistencën e një Zoti të vetëm, për të cilën Mojsiu besonte aq shumë qysh para erës sonë

0
103

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore.

Duke lexuar librin faqe pas faqe të shfaqen përpara syve beteja të rëndësishme luftarake, që kanë shkrirë fise e shtete e kanë krijuar perandori të mëdha, si ato të Romës, Persisë, Kinës etj; të shfaqen profetë, që me predikimet e tyre kanë zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore; filozofë e politikanë, që kanë krijuar e zbatuar sisteme të ndryshme politike-shtetërore: shkencëtarë e zbulues, që me arritjet e tyre kanë rritur mjaft mirëqenien njerëzore; mjekë e studiues të kësaj fushe, që me ndihmesën e tyre kanë dyfishuar jetën njerëzore; “lundërtarë” të ajrit e të tokës; na shfaqen shkrimtarë, piktorë e muzikantë, që kanë ndikuar në edukimin estetik të ndjenjave njerëzore – e të gjithë këta kanë jetuar në vende e kohë të ndryshme, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Duke shpalosur jetën dhe veprën e pishtarëve më të mëdhenj të historisë, padashje, edhe vetë autori, Majkël Hart, është bërë një pishtar i tillë.

Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore. Për këtë renditje, autori ka patur vështirësi të shumta, pasi mjaft nga figurat kanë qenë të dyzuara: Në të njëjtën kohë kanë qenë filozofë, udhëheqës fetarë apo politikanë; mjaft të tjerë kanë qenë edhe shkencëtarë edhe shpikës e kështu me radhë.

Por, me kulturën dhe dokumentacionin që zotëron, Majkëll Hart ka arritur të bëjë një klasifikim të besueshëm duke argumentuar shkencërisht renditjen e çdo figure në libër. Megjithatë, ky klasifikim është subjektiv dhe për këtë na le shteg vetë autori. Në variantin e parë të botimit të këtij libri në vitin 1978, ndonjë figurë ai e ka renditur pak më lart, se në variantin e librit që kemi në dorë.

Autori ka përfshirë si zë më vete Marksin dhe Engelsin, vëllezërit Rajt (Vilburn dhe Orvil), Isabelën i me Fernando V për shkak të ndikimit të njëjtë dhe të veprimtarisë së tyre të kryer në të njëjtën kohë.

Nr XV Mojsiu

Viti 1500 p.e.s

Në të vërtetë, nuk ekziston figurë tjetër në histori, për të cilin të ketë mbijetuar një respekt kaq i gjerë se për profetin e shquar hebre, Mojsiu.
Përmes shekujve,lavdia dhe ithtarët e tij janë rritur herë pas here. Duke u nisur nga të dhënat,se në vitin 1237 p.e.s ka vdekur Ramsesi II, faraoni egjiptian për
të cilën flitet në librin e Dhiatës së Vjetër “Rezultate”(libri i dytë i Mojsiut), del më e besueshme, që Mojsiu të ketë jetuar në shekullin XIII p.e.s.. Në kohën e Mojsiut, siç kuptohet nga leximi i këtij libri, kishte hebrenj, që nuk pajtoheshin me urdhrat e tij.Megjithatë,pas pesë shekujsh , Mojsiu respetktohej nga të gjithë ata. Në 500 vjet, lavdia dhe emri i tij së bashku me kristianizmin u shtri pothuajse në të gjithë Evropën .Një shekull më vonë, Muhamedi e njohu Mojsiun si profet të vërtetë. Me zgjerimin e islamizmit, ai u respektua në gjithë botën myslimane, deri edhe në Egjipt.Sot,32 shekuj më vonë, Mojsiu respektohet njësoj si nga hebrenjtë, të krishterët,myslimanët, ashtu edhe nga shumë agnostikë. Komunikimet bashkëkohore, në të vërtetë, Mojsiun e bëjnë më të njohur në kohën tonë se në të kaluarën.

Por, krahas kësaj, informacion të plotë për jetën e Mojsiut nuk kemi. Ka pikëpamje të ndryshme: Shumica e studiuesve, duke u nisur nga emri i tij, që ka prejardhje egjiptiane dhe jo izraelite, e që përkthehet “djalë” ose “çun” e që janë pjesë të emrave të disa faraonëve të njohur, mendojnë se Mojsiu është egjiptian. Përrallat e hershme për Mojsiun nuk mund të pranohen pa kushte, sepse në to, jo rrallë ndeshen çudira.Në to ka magjira të tilla, të tipit të ferrës së ndezur ose të shndërrimit të shkopit të Mojsiut në gjarpër . Mund të besohet më lehtë përralla, se Mojsiu në moshën 90-vjeçare i ka shpënë hebrenjtë në një marshim 40 vjeçar përmes shkretëtirave.

Por padyshim, praktikisht, ne nuk dimë se çfarë qëllimi ka arritur në të vërtetë ai me këtë. Shkencëtarë të shumtë janë përpjekur të interpretojnë perrallat biblike, si “Dhjetë murtajat” apo “Kapërcimin e Detit të Kuq”. Por, shumica e ngjarjeve të vjetra për Mojsiun, janë gojëdhëna, që ekzistojnë edhe në mitologji të tjera. Për shembull, gojëdhëna për Mojsiun ngjan shumë me një përrallë babilonase për mbretin e Akadit, Saragon, që udhëhiqte midis viteve 2360 dhe 2305 p.e.s.

Mojsiut i përkushtohen tri arritje kryesore:E para, ai është figurë politike, që shpëtoi hebrenjtë nga robëria egjiptiane.Kjo është e qartë, dhe merita i takon atij. E dyta, Mojsiu është autori i pesë librave të parë të Biblës:”Ngjarjet”, ”Rezultatet”, “Luani”,”Numra” dhe “Ligje të përsëritura”. Shpesh , këto quhen “Pesë libra të Mojsiut”. Në gjuhën izraelite quhen “Tora”. Librat përmbajnë ligjet e Mojsiut.Në të vërtetë ato janë përmbledhje ligjesh, që përcaktojnë sjelljen e hebrenjve në kohët biblike. Aty përfshihen dhjetë urdhëresa të Zotit. Duke patur parasysh efektin që ka patur Tora si një e tërë, dhe në veçanti “Dhjetë urdhëresat e Zotit”, është e qartë, që autori meriton vëmendje të veçantë si njeri me ndikim të madh dhe të qëndrueshëm.
Megjithatë, një numër jo i vogël studiuesish besojnë, se Mojsiu nuk është i vetmi autor i këtyre librave. Duket qartë që librat janë shkruar nga disa autorë, e veç kësaj, pjesa më e madhe e tyre janë publikuar si të shkruara shumë kohë pas vdekjes së Mojsiut.Është plotësisht e mundur, që Mojsiu të ketë luajtur rolin vendimtar në formulimin e ligjeve të atëhershme të hebrenjve, si dhe në krijimin e tyre,megjithatë, ne nuk jemi në gjendje, që të argumentojmë se e madhe është ndihmesa e tij.

Së treti, shumë studiues e vlerësojnë Mojsiun si themelues të monoteizmit hebre (besimi në një zot). Një pohim i tillë, me këtë shkallë informacioni që kemi, nuk ka baza të sigurta. I vetmi burim informacionesh është Dhiata e Vjetër. Por, ajo, si zëdhënës të moneteizmit, me mëdyshje na jep Abrahamin. Nga ana tjetër, është fare e qartë, se monoteizmi hebre do të kishte vdekur, po të mos kishte ekzistuar Mojsiu. Padyshim, që ai ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen dhe përhapjen e monoteizmit. E, pikërisht këtu fshihet rëndësia e madhe e Mojsiut, sepse kristianizmi dhe islamizmi-dy fetë më të përhapura në botë, e kanë prejardhjen nga monoteizmi hebre.

Ideja për ekzistencën e një zoti të vetëm, për të cilën Mojsiu besonte aq shumë, në fund të fundit sot mbulon pjesën më të madhe të botës.

Oxygenpress.info në ditët në vijim do sjell personalitetin e 16 të renditur në këtë libër që është Çarls Darvin.