Hoti merr pjesë në aktivitetet kulturore për Ditën e Flamurit

0
52

Në kuadër të aktiviteteve kulturore për shënimin e festës kombëtare, 28 Nëntorit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti,  ndau Plaketë Nderi për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Ky ansambël sot shënoi 70- vjetorin e veprimtarisë artistike me një ekspozitë të veshjeve kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare. Kryeministri Hoti tha se ata që kanë vendosur ta themelojnë ‘’Shotën’’ pikërisht në këtë datë, e kanë bërë me simbolikë të veçantë.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, Kryeministri Hoti morri pjesë edhe në ekspozitën,  Rrëfim biografik për jetën dhe veprën e Anton Çettës.

‘’T’i shohësh fotot, shkrimet e ndryshme të tri gjeneratave të familjes Çetta, praktikisht është krejt historia e zhvillimeve të popullit shqiptar, nga shpallja e pavarësisë e këndej’’, tha kryeministri Hoti. Ai e falënderoi familjen Çetta që ka vënë në dispozicion të Muzeut Kombëtar dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shohin dhe ta përjetojnë këtë histori, si pjesë e trashëgimisë tonë shtetërore, për gjeneratat që vijnë.