Histori e kontributit të shqiptarëve të Amerikës dhe administratës amerikane për çështjen shqiptare

0
95

Nga Naim Dedushaj

Instalimi i diktatures se dhunshme policore dhe ushtarake serbe, pas shkatrrimit te autonomise ne Kosove alarmoi vetedijen e shqiptareve ne fund te viteve 80-ta.Kur popujt e Europes Lindore , kush e kush me pare po shkulnin nga rrenjet regjimin komunist dhe perfaqesonin sistemin perenedimor te demokracise , shqiptaret perballeshin me rrezikun e zhdukjes nga shovenizmi barbar serb , sic kishte ndodhur edhe shume here te tjera ne historine kombetare .
Komuniteti shqiptar ne SHBA me dekada te tera e sidomos nga vitet 90-ta kur u themelua LDK si levizje gjithepopullore ne Amerike u mobilizua dhe ka kryer pune madhore per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare , ne keto aktivitete ishin pjesemarres shqiptaret nga gjitha viset shqiptare pa dallim,te gjitha Organizatat, shoqatat, bashkesite fetare u bene bashk si asnjehere me pare per clirimin e Kosoves nga regjimi barbar serb dhe pavaresine e saje . Kur shkova ne amerike gjate viteve 90 –ta atje gjeta nje shqiperi te vogel dhe nje komunitet te shkelqyer dhe te organzuar mire, qe nga dita e pare qe hyra ne amerike dhe ne vazhdimesi per nje dekade te tere deri ne clirimin e Kosoves asnjehere nuk jam ndalur duke punuar per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare si udheheqes i zyres ne shba .
Viti 1992 vit zgjedhor ne Kosove
Me 24 maj te vitit 1992 ishin caktuar te mbaheshin zgjedhjet e para ne Kosove per President te Kosoves , para se te mbaheshin zgjedhjet ne Kosove ishte organizuar nje vizite e sukseshme ne Uashington D.C. per presidentin Rugova dhe delegacionin e tij per te informuar administraten amerikane , Kongresin dhe senatin per situaten ne Kosove dhe zgjedhjet qe do mbahen .
Me 24 maj u mbajten zgjedhjet ne Kosove ku shumica e popullates ne Kosove dualen ne zgjedhje dhe votuan per president dr.Ibrahim Rugoven dhe votuan deputetet per parlamentin e Kosoves, shqiptaro amerikanet arriten te dergojne nje grup vezhguesish amerikane per mbikqyrjen e votimeve ,tete antaret e delegacionit vezhgues ishin nga Fondacioni te Kongresit Amerikan per te drejtat e njeriut .
KATER SENATOR AMERIKAN PERGEZUAN DR. IBRAHIM RUGOVEN ME RASTIN E ZGJEDHJES SE TI PRESIDENT I KOSOVES .
Senatoret amerikane Larry Pressler, republikan nga Dakota Jugore, Alfonse D’Amato , Republikan nga Nju Jorku, Kleiborn Pell , Demokrat nga roid-Ajlendi, dhe Ricard Lugar , Republikan nga Indiana , I kishin derguar presidentit Rugova , pergezime me rastin e zgjedhjes se ti President . Ne telegram thuhej :
“ U dergojme pergezimet e perzemerta me rastin e zgjedhjes suaj te kryetar I Kosoves , ndonese rruga deri te zgjedhjet ishte e veshtire dhe rruga qe u pret do te kete kerkesa gjithenje me te medha , ju dhe bashkeqytetaret tuaj bête hapin me te rendesishem drejt nje Kosove te lire dhe demokratike. Ne dime se perkunder te gjitha rreziqeve te mundshme , populli I Kosoves doli masovikisht ne votime, duke perfshire gati 95 per qind te te gjithe votuesve potencial. Ky demonstrim i jashtezakonshem i vendosmerise se votuesve misheron ate qe ju e keni pohuar per aq kohe-vetem me mjete jo te dhunshme populli dhe vendi i tij mund te jene vertet te lire.
Zoti president dime se lufta ende nuk ka mbaruar. Ne shpresojme se nderhyrja e kombeve te Bashkuara do te kontribuoje per t’i dhene fund vrasjeve dhe shkaterrimeve qe po peson populli I Bosnjes e Hercegovines dhe i rajoneve te tjera te ish-Jugosllavise dhe shpresojme se do te pengoje perhapjen e gjakederdhjes ne rajon te tjera sic eshte Kosova . Eshte deshira jone qe ju se shpejti te udheheqni Kosoven e lire dhe sovrane. Ju lutem te jeni te bindur se percaktimi yne ndaj ketyre synimeve mbetet I fuqishem.
Edhe nje here , president Rugova urime per zgjedhjen tuaj . Jemi te gatshem te punojme me ju ne perpjekjet tuaja per t’i sjelle paqe popullit, i cili u ka zgjesh ta perfaqesoni “ .
Te gjitha keto shkrime fakte historike , foto , dokumente , rezoluta , botime , qe i kam publikuar dhe do i publikoj ne vazhdimesi jane pjese e punes dhe ditarit tim ne amerike dhe shqiptareve ne amerike qe do te pasqyrohen ne librin tim te radhes HISTORI E KONTRIBUTIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS DHE ADMINISTRATËS AMERIKANE PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE andaj ndalohet perdorimi i tyre nga kushedo pa autorizim timin .
Vazhdon