Hashimoto presidentja e re e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

0
44

Ministrja japoneze e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto, 56 vjeçe, u emërua presidente e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike të Tokio-2020, në vend të Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqjen pas deklarateve seksiste që shkatuar skandal.

Ministrja e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto pranoi të drejtojë Komitetin organizator “Tokio 2020”.

Agjencia e lajmeve Kyodo tha se 56-vjeçarja Hashimoto, e cila është një ish-sportiste, ka pranuar të marrë pozicionin e lirë për të drejtuar Lojërat e Tokios këtë vit.

Ajo u takua me kryeministrin, Yoshihide Suga për t’u larguar nga posti i ministres olimpike.

Hashimoto pasoi ish-shefin e Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të komenteve për gratë.

Mori, i cili drejtoi komitetin organizator olimpik të Tokios që nga viti 2014, u largua pas kritikave që erdhën si pasojë e komenteve për gratë.

Hashimoto më parë ka mbajtur pozicionin e Ministres së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios dhe ka qenë garuese në patinazh e cila ka marrë pjesë në shtatë Olimpiada nga viti 1984 deri në vitin 1996.

Ajo ka fituar medalje bronzi në garën e patinazhit të shpejtë 1 500 metra në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1992 në Albertville të Francës./ATSH