Haradinaj e quan të shkëlqyeshme punën e komandantit të deritanishëm të KFOR-it

0
48

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KOM KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë punën  dhe kontributin e tij, duke shtuar se ka bërë një punë të shkëlqyeshme, shkruan OxygenPress.

“ Ky vit i shërbimit të gjeneralit  Cuoci u demonstrua të jetë një vit i thellimit të marëdhënieve në mes të institucioneve të Kosovës  dhe KFOR-it. Ushtrimi “Shpata e Argjendtë”, është një dëshmi konkrete për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova do ta respektojë gjithmonë praninë e KFOR-it dhe NATO-s, duke synuar kështu edhe më tej të përforcojnë partneritetin, raporton OxygenPress.

Ne synojmë të anëtarësohemi në NATO dhe besoj që rajoni do të përfitojë nga rrugëtimi i të gjitha vendeve drejt NATO-s”, ka përfunduar Haradinaj.

Ai ka uruar Cuocin, si gjeneral përgjegjës për arsimimin ushtarak të Ushtrisë së Italisë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu