Komandati i deritanishëm i KFOR-it thotë se FSK mund të llogaris në 4,000 burra dhe gra

0
39

Në rastin e ndërrimit të komandës së KOM KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, tha se ndihet shumë i kënaqur me punën 1 vjecare si komandant i Forcës së Sigurisë, shkruan OxygenPress.

“Tani koha ime këtu në Kosovë si Komandant i KFOR-it i afrohet fundi, dhe jam duke u përgatitur për t’ia bartur këtë përgjegjësi shumë të madhe komandantit  të ardhshëm, gjeneralit D’Addario”, ka thënë Cuoci.

Ai ka shprehur nderime për të gjithë bashkëluftëtarët e rënë, të cilët humbën jetën në shërbim të misionit të NATO-s në Kosovë.  Duke shtuar se falë përpjekeve dhe sakrificave të tyre, u bënë të mundura të gjitha përparimet, që Kosova të bëhet një vend më i mirë.

“Aktualisht Forca e Kosovës mund të llogaris në 4,000 burra  dhe gra të përkushtuara që vijnë nga 28 kombe kontribuuese, një përkushtim shumëkombësh i gjerë, që demonstron përkushtimin e aleancës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj së ardhmes së Kosovës, që ajo të jetë paqësore, shumëetnike, demokratike dhe e begatshme”, ka shtuar Cuoci.

Tutje ai ka shtuar se Kosova përkundër ngritjes së tensioneve të situtatës së përgjithshme, është dukshëm më mirë se sa ka qenë, dhe që sipas tij ajo vazhdimisht po përmirësohet.

Mes tjerash, ka theksuar se është i kënaqur për përparimin e arritur me Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Një tjetër sukses që dëshiroj të theksoj është punëtoria e oganizuar nga KFOR-i me qëllim të prezantimit të përceptimeve të vendeve të ndryshme në lidhje me ekstremistët  fetarë dhe luftëtarët e huaj”, ka përfunduar ai. /OxygenPress.info 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu