Hapet procesi i akreditimit për ndeshjet e shtatorit

0
51

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit të mediave për ndeshjet e shtatorit:

Moldavi – Kosovë (UEFA Nations League 2021) – 3 shtator, Stadiumi “Ennio Tardini”, Parma.

Kosovë U21 – Angli U21 (U21 Euro) – më 4 shtator 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Kosovë – Greqi (UEFA Nations League 2021) – 6 shtator, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm

https://ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Moldavi – Kosovë është 25 gusht, 2020.
Afati i fundit për aplikim për ndeshjet Kosovë – Greqi dhe Kosovë U21 – Angli U21, është 27 gusht, 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.

Paraprakisht ju bëjmë me dije se kësaj radhe numri i të akredituarve do të jetë dukshëm më i vogël se sa në ndeshjet e kaluara për shkak të protokollit të UEFA-s për ndeshjet gjatë periudhës së pandemisë, që parasheh numër të limituar të personave pjesëmarrës në një ndeshje.

Vini re: Për ndeshjen Moldavi – Kosovë, organizatori ka paraparë akreditimin e vetëm 5 gazetarëve moldavë dhe 5 gazetarëve nga Kosova dhe nga dy fotoreporterë.

Njoftimin për statusin e kërkesës për akreditim do ta merrni deri me datën 1 shtator 2020.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës