Gjilani mbetet në IPKO Superligë, e mund Besën në barazh

0
53

Gjilani e ka siguruar mbetjen në IPKO Superligë edhe për edicionin e ri, pasi në ndeshjen e barazhit, që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet e ka mundur skuadrën e Besës, e cila mëtonte rikthimin në elitë, me rezultat 1:0.

Golin më të rëndësishëm për gjilanasit në përmbyllje të këtij edicioni e ka shënuar Keita Razak, në minutën e 24-t, kur arriti ta parabollojë portierin pejan, Haxhijaj. Në pjesën e dytë ishin pejanët që bënë më shumë trysni drejt portës së Haxhihamzës, por pa arritur dot të gjejnë golin e barazimit.

Kësisoj, Besa edhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. Ndeshjen Gjilani – Besa e ndoqi nga afër edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.