Gjilani fiton në Vushtrri dhe bëhet lider, Ferizaj shijon fitoren e parë në shtëpi

0
63

Janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Ipko Superligë. Gjilani ka shënuar fitore si mysafir në duel me Vushtrrinë në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 3:1.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e parë në renditje, me 30 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Golat për Gjilanin i shënuan Razak Keita, në minutën e 18-të, Armend Halili, në minutën e 44-t dhe Gerhard Progni, në minutën e 78-të, derisa golin e nderit për vushtrriasit e shënoi Bashkim Shala, pak para përfundimit të ndeshjes. Ndërkohë, Ferizaj ka realizuar fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion, duke i dhënë fund serisë prej katër humbjeve radhazi.

Golin e tri pikëve të rëndësishme për ferizajasit në duel me Flamurtarin e ka realizuar Adonis Shala në minutën e 27-të.

Ferizaj pas kësaj fitore renditet në pozitën e 10-të me 12 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari një pozitë më lart.