Gjilan: Arrestohet pronari i kafeterisë që organizoi mbrëmje muzikore

0
51

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar pronarin e një kafiterie për shkak se nuk kishte zbatuar dhe respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me ndërmarrjen e masave të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID -19.

Nga njësiti policor është vërtetuar edhe me foto se në atë kafiteri kishin hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat shëndetësore të përcaktuara nga IKSHP – mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave.

Policia njofton se i dyshuari në rrjete sociale kishte publikuar njoftim për qytetarët se në lokalin e tij do të organizohet mbrëmje muzikore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë,ndërsa rasti vazhdon të hetohet.