Gjest i madh nga De Gea

0
30

Futbollistët e njohur shpeshherë janë shembuj për të tjerët, qoftë për atë që tregojnë në fushën e lojës, për veprimet humane, por edhe për gjeste tjera. Një rast i tillë së fundi ka ndodhur edhe me portierin e Manchester Unitedit, David de Gea. Spanjoll ka festuar ndeshjen e tij të 250 me skuadrën angleze.

Dorezat e kësaj dite të veçantë nuk i ka mbajtur për vete, por ka dashur t’i qëndrojë pranë një kolegeje që vuante në spital pas një incidenti serioz dhe ia ka dhuruar asaj. Jordan Dawes, një portiere 18 vjeçare që luan në Charlton Athletic, ndodhet në spital pas një goditjeje që ka pësuar më herët. Ajo është adhuruese e De Geas, kështu që shoqet e ekipit menduan të “mobilizoheshin” për t’i sjellë De Gean në spital, qoftë edhe me një mesazh prej tij dhe ja kanë dalë. Fuqia e rrjeteve sociale ka bërë që De Gea të marrë mesazhin pas shpërndarjeve të postimit në “Twitter” ku shkruhej: “Po përpiqemi të shpërndajmë sa më shumë këtë mesazh që të mbështesim shoqen tonë. Lojtari i saj i preferuar është De Gea! Në rast se ndonjë mund të na ndihmojë”. Dhe De Gea ka reaguar: “Çkemi Klara, do doja t’i çoja dorezat e ndeshjes së 250-të me shpresën që do të gëzohet pak”. Sigurisht ky është një veprim simbolik, por mesazhi i tij është shumë njerëzor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu