“Flaka e Janarit”, aktivitet me të cilin identifikohet Gjilani

Të mërkurën është mbajtur manifestimi i 28’ kulturor i Flakës së Janarit në Gjilan, i cili është edhe një ndër aktivitetet me të cilin identifikohet Gjilani, përcjell OxygenPress.

Në kuadër të aktiviteteve, ka nisur Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, i cili ka një karakter garues.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi organizatorët për ngjarjen me të cilën Gjilani mori identitet, njofton MKRS.

“Ndjehem e vlerësuar t’ju drejtohem në emër të MKRS, që me konsideratë po e mbështet këtë Manifestim me besimin e rritës së tij; me vlerësimin për vlerat kulturo-artistike që përfaqëson e paraqet dhe synon t’i ngrisë”, ka thënë ajo./OxygenPress.info