Fitojnë Feronikeli e Prishtina, titulli vendoset në javën e fundit

0
24

Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 32-të në IPKO Superligë.

Dy skuadrat kryesuese, Feronikeli dhe Prishtina shënuan fitore, prandaj titulli i kampionit do të vendoset pikërisht në duelin e këtyre dy skuadrave në javën e fundit në Drenas. Feronikeli shënoi fitore në Podujevë në përballje me Llapin, me rezultat 3:1 për ta ruajtur epërsinë prej dy pikëve ndaj Prishtinës. Arbër Prekazi (17’), Mendurim Hoti (55’) dhe Kastriot Rexha (62’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Drenasi, derisa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Festim Alidema (20’).

Ndërkaq, Prishtina u tregua bindëse në ballafaqim me Trepçën’89 në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Mankenda (48’), Khalid (68’) dhe Mario Morina (90’+3’).

Ndërkohë, tri pikë tejet të rëndësishme për t’iu shmangur barazhit i ka arkëtuar Flamurtari në duel me Dritën në Gjilan, duke fituar 2:1, derisa ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, me shifrat 1:1. Ndeshjet e javës së fundit zhvillohen të dielën në orën 16:00.