Fauci: “Nëse dikush refuzon vaksinën e koronavirusit, ju nuk mund ta detyroni dikë ta marrë “

0
88

Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA, Anthony Fauci ka thënë se nuk pret që vaksinimi kundër coronavirusit të bëhet i detyrueshëm për të gjithë amerikanët.

“Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, ka shtuar eksperti.

Komentet e Faucit bien ndesh me ato të kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili më herët tha se do të dëshironte të bënte të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë australianët.

Morrison po fliste pasi qeveria që drejton nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze AstraZeneca për të prodhuar vaksinën e mundshme COVID-19, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, raporton BBC.

Studiuesit shpresojnë të kenë rezultate efikase gjatë testimit të Fazës së Tretë deri në fund të vitit.