Fat i keq për Umtitin

0
48

Me vetëm 25 vjet, anëtari i Barcelonës dhe Kombëtares së Francës, Samuel Umtiti mund të jetë i detyruar t’i japë fund karrierës si futbollist.

Arsyeja është e natyrës shëndetësore, ashtu siç ngjan zakonisht në raste të tilla.

Mbrojtësi i Barcelonës në muajt e fundit ka qenë jashtë fushës së lojës për shkak të një lëndimi të rëndë në gju. Ishte paralajmëruar që ai të kthehej në fillim të vitit të ardhshëm, por gjetjet e fundit mjekësore nuk premtojnë një gjë të tillë.

Në pyetje është kërci i gjurit, prandaj mediet spanjolle kanë filluar të spekulojnë se Umtiti është i detyruar të përfundojë karrierën.

Ndonëse ende nuk dihet asgjë zyrtarisht, gjasat që Umtiti të jetë sërish në fushat e lojës nuk duken të mëdha./OxygenPress.info