Falcao nuk e përjashton as këtë mundësi

0
46

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao kulmin e tij si futbollist e ka arritur tek Atletico Madrid, me të cilën skuadra e tij aktuale, Monaco, u takua të mërkurën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kolumbiani luajti vetëm në 7 minutat e fundit, ndërsa nuk shënoi as nga penalltia, derisa Atletico Madrid shënoi fitore me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që sërish të kthehet te skuadra spanjolle. “Kurrë nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Atletico gjithmonë do të mbetet në zemrën time, por nuk e di, ndoshta sapo të përfundojë kontrata ime me Monacon…”, ka thënë kolumbiani.

Për dy vjet sa ishte pjesë e Atletico Madridit, Falcao është paraqitur në 91 ndeshje dhe ka shënuar 70 gola./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu