Fakte historike: Shqiptaro-amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (3)

0
101

Nga Naim Dedushaj

Falë ketij perkushtimi eshte arrit qe shume kongresist ,Senator,president e personalitete te larta te politikes shtetrore amerikane, te jene ne perkrahje te Kosoves ne vitet e 80-ta dhe ne vazhdimesi.
Senatori Robert Dole (Bob Dole) Pjesa 3

Hero për shqiptarët

Zoti Dole është një hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.
Për këtë arsye, Xhim Xhema, një biznesmen dhe veprimtar i kahershëm shqiptaro-amerikan dhe mik i zotit Dole, që e ndihmoi edhe gjatë fushatës presidenciale vlersoi larte senatorin Dole “Senatori Dole, nuk është vetëm një hero amerikan, por një hero i madh shqiptar, një shqiptar i madh. Ai na shpëtoi dy herë. Kur filloi lufta dhe Serbia na përzuri nga shtëpitë tona. Më pas ishte ishte personi kryesor që e bindi Senatin të mbështeste Bill Clintonin që të ndërhynte kundër ish-Jugsllavisë, atëherë Serbia.”
Por ai shton se angazhimi i tij ishte instrumental edhe më pas, duke thënë se ishte ai që e bindi ish-Presidentin Bush që të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Senatorin amerikan Robert Dole, e kishte nominuar ambasador nderi te Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikes .

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e kishte dekoruar senatorin Dole me Medaljen e Artë të Lirisë, me rastin e pesë-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë .

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahsin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

Vazhdon ne ditet ne vijim