E kujtojmë në datën që ndërroi jetë

0
356

Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.

Në vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t`i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë.

Veprat

 

“Vallja e Yjeve” Poezi

“Ylli i Zemrës” Poezi

 

Analizë poezish

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik vjersha fillon me vargjet:

 

Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…

Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,

Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

 

Që në vargjet e para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur nga fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të poezisë së Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të ndërmjetme dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën shqipe nuk është shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një lidhje të fortë me burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo është thirrja për origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.

 

Zog’ i Qiejve

 

Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,

Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,

Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.

E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet

Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.

Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,

Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!

E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,

I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.

Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur

Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,

E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:

Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!

 

Kjo poezi që është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit për shumë arsye është një hyrje për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për mënyrën e këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik që shkon nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve është bilbili që simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky frymëzim rritet duke ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet, lulet etj.

Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura përgjithnjë.

 

 

Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,

Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot!

Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:

Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!

 

Katër vargjet e fundit janë lutjet që i drejtohen poetit e Zotit për një bashkim me idealin e tyre poetik, këtu poeti himnizohet si një zog i qiejve, si një këngëtar finok që ndriçon e jeton në përjetësi.

Lasgushi krijimin e vet e mbështetë në katër figura elementare:

Qiellin, Dheun, Ajrin e Zjarrin të cilat bëhen edhe temat e përhershme të poezisë së ti nëpërmjet komunikimit të tyre krijohet lirika e Lasgushit që ka lëvizje poshtë lart e anasjelltas kështu në nivelin e ndjenjës që është e pa dukshme merr formë piramidale ky shkallëzim i ndjenjës përcillet me një shkallëzim të formës poetike kështu bëhet përpjekja për të krijuar formën e përsosur të jashtme të poezisë fillimisht theksohet mundimi i poetit zbulimi i gjuhës së emocionalitetit të lartë që bëhet gjuhë e zjarrtë.

 

“O gjuhë e shenjtëruar o mall me shpirt plot

o vetetim e qiellit që fërfëllon me flak

o djell e llaftaruar që ndrit si pik lot”

 

Janë këto vargjet e poezisë “Gjuha e Zjarrtë” kjo gjuhë ky verb i lar në anë ky zjarr që përflaket si yll vetmitar kjo fshehtësi i bëhet poetit gjuhë e poezisë gjuhë e dashurisë.

Në poezinë kënga “Pleqërishte” kemi një identifikim të poetit me vendin e ti tashmë kjo këngë është bërë këngë e re e poetit, është bërë mall psherëtimë lot i zi vaj që buron nga shpirti.

Edhe në poezinë “Poradeci”, “Drenit liqerit”, “Zemra e liqerit”.

Këto poezi me tu parë duken si poezi pejsazhiste në fakt janë poezi ku luhet drama e njohjes dhe e vet njohjes poetike.

Dy vargjet e fundit të poezisë “Poradeci” duke nisur rrugëtimin mes për mes për Shqipërinë:

 

“Drini plak e i përmallshëm po buron prej shëndoumi”

 

Janë vargjet që shprehin dhembjen e madhe për ndarjen e vendit

 

 

VARGJE DASHURIE

 

Nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë në një rast Lasgushi thotë unë besoi te dashuria më shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar në jetë dashuria dhe në poezinë e ti “Lirika” dhe “Dashuria” janë mbizotëruese edhe titulli i blenit “Ylli i Zemrës” ishte “Vasha e Trimi”

 

“Ishe vogëlushe, isha mituri,

ishe vashë e bukur, isha trim i ri”

 

Ja si e kemi pra një këndim të dashurisë në frymën shqiptare.

Poeti i këndon kësaj ndjenje si një fuqi themelore jetësore dashuria për të është Tokësore dhe Qiellore. E dashura këndohet në nivelin e bukurisë trupore dhe shpirtërore.

Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua.

Te fjala motër poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël këtu fjala motër nuk është në kuptimin që ne e kemi sot për të, por motër prej mater që është emërtim i vjetër i vashës si grua, nënë si shoqe pra gjithnjë e më i përafërt është koncepti i lasht shqiptar i këndimit të femrës.

 

 

O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,

Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,

Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,

Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.

 

Këto vargje sjellin figurat qendrore të poezisë së Lasgushit.

Zjarri, malli, ylli, varri, flaka. Figura e yllit e cila del në të dy titujt e librave është e lidhur me dashurinë.

Dashuria për të është mall një ndjenjë e larguar ëndërrim, fshehtësi, dëshpërim dashuria për të është varr që për të mbetur gjallë për ditë e donë nga një lëndim të ri.

Më tepër se gjysma e poezive të Lasgushit janë këngë për dashurinë kjo dëshmon që poeti gjatë gjithë shekullit të vet krijues ka shkruar vjersha dashurie që tregon se ky motiv nuk lidhet me moshën e krijuesit por me thellësinë e motivit personal, pra lirisht mund të themi se: “Dashuria nuk njeh vite”

 

 

VDEKJA E NOSITIT

 

Është poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i Nositit nis me fjalët:

“Me zjarr ju flas…, me zjarr”

 

Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri për lloftari, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e trashëgimtarëve dhe vdekja vjen me gas vetëm pasi është mbushur ideali njerëzor vetë atëherë ajo është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me vargjet.

 

Vdekja e Nositit

 

Me zjarr ju flas…, me zjarr.

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr…

 

Un’ ik liqerit zemërak

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

 

Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,

Dh’ u jap ushqim me dashuri-

Një dashuri për llaftari:

 

Pa nis ah! gjirin t’a godas…

Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…,

Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…

 

Mendimi i Kutelit për Lasgushin

 

Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.

Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht.

Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janë gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi poetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota “transendentale”, Lasgushi e konsideron si një frymëzim të fjalës:

Sbret një yll prej lartësije,

Një të ndritur shkrepëtime

Posi flakë e posi hije

Ajo ryn në zemër t’i me.

E kuptoj me shpirt të sosur

Si kullon dale nga dale

E si fjalës së palosur

M’i hap kindën e një pale…

Naimin e quan Lasgushi Fjalëtor i mallëngjyer dhe gjuhën e vetë e quan “Verb i Perëndisë”, sipas vargut të Ungjillit të Shën Joanit “Që përpara herësë ishte Fjala”, duke nënvizuar vëndin që zë fjala si element i parë poetik. Nëpërmjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalngadal do ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike të këtij “glosari” janë fjalët e lashta e të rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtit të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të kuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.

 

Disa lule

M’a cik qipallëzën e fjetur

Me gjishtërinj si prej zëmbaku.

Eja motër

Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapi

Zog i qiejve

Disa sende të përdorura si përfytyrime poetike

Në cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pak

Naim Frashërit

Pikon si sumbull engjervi

Kjo fjala jote ti moj ti

Mbretërija jonë

Sesa nër pah shkëndijash…

Një yll përjetësije

Më vërtitet mëndj’ e shkretë

Posi shaqituar

Syr’ i fshehur

.,

Disa fjalë të tjera

Esht agim tashi moj mike

Dhe ja se ku dolla

Nënë strehë venetike

Syri i fshehur

Dyke ngjitur për së nalti

Fërfëllon një flakë e himët

Rri mbështetem në tryezë

Që prej zallit të përbujshëm

Nisën lundrat levorashe

Zemra e liqerit

Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa Kristo Negovani.

Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.

 

Disa shëmbëlla

Vijnë vashat valle-valle

Gushë e gji stolisura

Një pëllumb, një sy-zorkalle

Vallja e luleve

Kur m’u rite vogëloshe

Vogëlo si flutura,

Mes – hollë-këputura

Kur m’u rite vogëloshe

M’u shti vashëza në gjumë

E-ëmbla –mi shoqe-shumë

Do t’a mar t’a kem për fare

Moj lesh-verdhën – lozonjare.

Vate prilli

Mbledhur shoqet në një qoshe

Dic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe,

Gushë-e llërë e gji bardhoshe.

Kush të fali bukurinë

Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme.

Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurja quasi –sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti, as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime, dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e “krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët “lasgushiane” tingëllojnë kështu:

 

E kur pat humbur jet e dherit,

Kur syr’i lodhur m’u përgjum,

Në shkëndijim të kandilerit

M’i cfaq ylberin e një rruaze…

Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze,

Dhe nër mjerime je fatlum!

Shpirtit

Tashi dh’agimi llambaritës

Po svagullon në fund liqeri.

Mëngjes

Po nga mërgimi zemërak

Të pres me mardhje të më vish,

Të më rrëfehesh si zëmbak

Nër mijë lule dhemshurish

Të ritë e viteve të mi

Ti det, brohori fshehtësire!

Kuptim i potershmë, ti det!

Dh’aspak nuk më tremb zhurmërija

Ndaj turret me hov e vërtik

Gjeniu i anijes

Mi zall të pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri pa kufi,

Ay ndaj fundesh u përflak

Posi me zjarr e me flori.

Dremit liqeri

Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbi përfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Një shënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushi është këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjitha metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve të botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj në vjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithë fletët e jetës.

 

Poezitë

 

Maja e Çelur

 

Lulet lulëzuan

me të parë djellë

kushedi ç`duruan

që kur janë mbjellë:

 

që kur u përzien

me rër` e me ujë,

dhe u lagn` e u lyen

pa bujë e rrëmujë.

 

Pa zë psherëtimi,

zë e vaj të kotë,

i ngurroj thellimi

nënë dhen` e ftohtë.

 

Edhe balt` e ndotur,

edhe llum` i ndyrë

i patnë përlotur

me ngjyrë e mënxyrë.

 

Ato piperonin

me një sulm i qetë

dhe mbinin e shkonin

që përposh përpjetë.

 

Që ngaj errësira

brenda në dhè thellë

ndillnin krejt të lira

dritën edhe qelltë.

 

Sa me rënd` i mbante

rrënj` e balt` e nxirë

dh` i tërhiqte e s`i ndante

për në fundësirë,

 

dhe sa m`i padukur

edhe sa m`i zjarrtë

ishte sulm` i bukur

për në qiejt` e lartë,

 

aq më lirë e fshehur,

dh` aq më me ngadalë

rritnin pa pandehur

sulmin e pandalë:

 

Dhe ja, ndizet era

mbi barishte e bimë!

Ja! qesh pranëvera

nëpër ngashërime!

 

Ja! sa lul` e qetë

çeli gjinë e sajë,

përmbi degë e fletë

atje lart në majë!

 

Poradeci

 

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb` i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin` e gjërë më s`po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t`im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…

 

Dimër

 

Shpirti im që sot u mbyll

Dhe gëzimin m`a përzuri.

Nëpër mal e nëpër pyll

Zu dëbora prej qëkuri.

Bjenë flokët një-nga-një

Mi katundin e shkretuar.

Dyke mardhur nënë të

Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,

Dhe në zi pikoj si fleta,

Pa me qit as pipëlim

Tërë fili, tërë jeta.

Në kaq heshtje-e qetësi

Ndjej vajtimthin e një shpesi:

Psherëtin me zë te ti

Jet` e trembur se mos vdesi…

 

Malli

 

Syri-i bukur që t`u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon

Do më lerë-a von a shpejt,

Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m`u delir –

Shpirti im i nxirë krejt –

Do më lerë me pahir

Syri-i bukur që t`u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend

Varfanjak si mbret pa fron:

Mbretëresha që më çmend

Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,

Do me lerë-a shpejt a von,

Syri i bukur që t`u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! po si –

Qoftë-aherë-ose tani –

Do të qaj aq dashuri

Që të humb me mall te ti?

 

Shpirtit

 

Të lus, o Lajmës i qielluar!

O Frym` e Zotit, vetë Zot!

Me hirin t`ënd të pashteruar

Që ka mburim përjetësije,

Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.

Dhe nër mjerime je hirplot!

Ti botës s`onë-i prure lajmin

E nj`ëndërimi të pafaj:

Për mallin t`ënd me të pastajmin

Ti kuvendon që përmbi botë,

Dhe në gëzim i bije lotë,

I bije gas në zi të saj.

Kur del mi male yll`i ditës

e shuhet nata prapa ti,

Ti me vështrimin vetëtitës

çkëlqen në fund të zemrës s`ime

Dh`i bën prej këngës së një grime

Një të përjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet` e dherit,

Kur syr` i lodhur m`u përgjum,

Në shkëndijim të kandilerit

M`i cfaq ylberin e një rruaze…-

Fatlum, o Shpirt, ti je nër gaze,

Dhe nër mjerime je fatlum!

Sot hapa sytë që-me-natë

E po këndoj si kurrëkush:

drejt lartësisë se pamatë

Ah. mëshiro të ngjite- i cmuar

Prej gjirit t`im të përvëluar

Fjalim`i mallit t`im mjerush.

 

Syt` e Lumtur

 

Ishe vogeloshe…isha mituri…

Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perëndimi me të vagëlluar

Pa m`i shtire tinës ata syt` e shkruar.

Ata syt` e shkruar, sytë moj të fjetur,

Shtatë vjet me-radhë t`i kam përshëndetur.

Kur më pe së pari, more-e m`u largove,

Kur më pe së dyti, more-e m`u afrove,

Kur më pe së treti, more-e më pushtove,

Të putha në gushë, ti m`u turpërove,

Papo ule kryet e shkove vajtove.

 

Je Ulur Fort

 

Kujtimi im që më s`më jep të qetë,

Kujtimi im q` u llaftaris pas teje,

Në qetësi ësht` isker prej rrufeje,

Në ças llaftare zjarr e flakë vetë.

Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë,

Kur mall` i dhembshur zë buçet ndaj meje.

Kuptimin t`im o! ndjeje-ahere, ndjeje,

Se n`atë hof m`a ndrin ah! zemr` e shkretë.

Kaq mot-më-mot shkëndijat m`j-u shpërndanë

Gjith përmi kulm të bimës më së gjatë…

M`j-u përeluan gjith me tjetër anë…-

Je ulur fort, po syt` e mi të panë:

Plot me stoli kjo lul` e zemrës s`ate!

Si kopsht i mbushur plot me jargavane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu