Drenica fiton me përmbysje ndaj Besës

0
51

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 29-të në Superligë, duke e mundur Besën, në Brestovik, me rezultat 2:1.

Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e Ardi Qorrit, në minutën e 25-të, por më pas drenicasit arritën ta përmbysin rezultatin me dy golat e Kreshnik Ukës, në minutat 37-të dhe 58-të.

Pas kësaj fitoreje Drenica mbetet në pozitën e 8-të, tashmë me 33 pikë, 6 më shumë se sa Arbëria që pozicionohet në pozitën e parafundit.