Dremit liqeri – Poezi nga Lazgush Poradeci

0
240

Mi zall te pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri pa kufi,

Ai ndaj fundesh u perflak

Posi me zjarr e me flori.

 

Posi me flake-u  ndez e kroj,

E vetetiti plot magji,

E yll` i dites perendoj

Ne qetesi dhe dashuri.

 

Tashti po shuhet nene mal

Qytet`i ngrysur ne te zi,

Po ndizen yjte dal-nga-dal

Plot bukuri!Plot fshehtesi!

 

Ne kete cas perendimor,

Ndaj po me dehen syte-.e  mi,

Kuptoj si shpirtin vjershetor

Ma frymezon nje mall i ri./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu