Ditëlindja e Hillary Clinton

0
71

Është një prej figurave më të dashura dhe respektuara nga shqiptarët. Ajo dhe bashkëshorti i saj konsiderohen si njerëzit më meritor për lirinë e Kosovës.

Kjo është Hillary Clinton, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit.

Ajo sot feston ditëlindjen e 71-të.

Hillary Rodham Clinton është lindur në Çikago më 26 tetor të vitit 1947.

Clinton ka jetuar në mes të luftërave të mëdha politike në Amerikë, dhe është e vetmja zonjë e parë e shtetit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit vendas.

Ajo udhëtoi përreth botës në emër të të drejtave të grave, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Ka diplomë në shkencat politike nga Kolegji Wellesley dhe nga shkolla prestigjioze e drejtësisë Yale.

Në vitin 1975 u martua me Bill Clinton me të cilin kanë vajzën Chelsea.

Hillari Rodham Klinton u zgjodh në Senatin amerikan nga Nju Jorku në vitin 2000.

Ajo është juriste, dhe autore e disa librave: “Ftesë në Shtëpinë e Bardhë: Këmbëkryq me historinë”; “I dashur Soks, I dashur Bad: Letrat e fëmijëve për kafshët e para shtëpiake”; “Duhet një fshat dhe mësime të tjera që na japin fëmijët”.

Çifti Clinton janë prej njerëzve më të dashur dhe të respektuar në Kosovë për shkak të kontributit të tyrë në çlirimin e vendit./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu