Ato që nuk i keni ditur për Suedinë

0
91

Njihet si shtet që ofron shumë mundësi të mira për banorët. Ky është shteti i Suedisë.

Aty jetojnë banorë të minoritetit Sami, ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre. Madje, në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.

Që nga viti 1901 janë dhënë më shumë se 561 Çmime Nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.

Qysh nga viti 1800 karkaleci i detit ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit gusht.

Në Suedi, 48 për qind e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritshme, ku gati 95 për qind  e saj vjen nga hidrocentralet.

Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijnë nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.

Suedia ka rreth 9.7 milionë banorë, ku 23 për qind prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare, dhe 15 për qind kanë lindur në një vend tjetër.

Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.

Çdo muaj nga qyteti Stokholm mblidhen rreth 993 000 kg mbeturina të ushqimit dhe ky ushqim shndërrohet në lëndë djegëse duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojnë autobusët dhe taksitë e Stokholmit si karburant.

Prindërit suedezë kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguara për kujdesjen e fëmijës, ku 60 ditë janë të rezervuara për baballarët./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu