Dita Ndërkombëtare e reduktimit të katastrofave

0
120

Në botë, me 13 tetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave.

Kjo ditë është shënuar nga viti  1989 pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të një dite  për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat.

E mbajtur çdo 13 tetor, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave feston globalisht mënyrën se si njerëzit dhe komunitetet po reduktojnë ekspozimin e tyre ndaj katastrofave. Gjithashtu rrit vetëdijen për rëndësinë e zvogëlimit të rreziqeve me të cilat ballafaqohen.

Strategjia Ndërkombëtare e OKB-së për Reduktimin e Katastrofave pasqyron një ndryshim të madh nga reagimi ndaj katastrofës në parandalimin e katastrofave, si një komponent integral i zhvillimit të qëndrueshëm. Qëllimi është reduktimi i humbjeve njerëzore, sociale, ekonomike dhe mjedisore për shkak të rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe kushteve ekstreme të motit, si dhe fatkeqësive teknologjike. /Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu