Disa arsye pse njerëzve u pëlqen vetmia

0
511

Në shoqëri këta persona  gjithmonë tërheqin vëmendje. Ata zgjedhin që të rrinë vetëm apo me pak miq. Shpesh herë besohet se këta njerëz nuk janë të lumtur, mirëpo, në realitet ata asnjëherë nuk ndjehen të vetmuar.

Njerëzit që e kalojnë kohën pa praninë e të tjerëve, kanë një personalitet unik.  Ata i zgjedhin miqtë me kujdes dhe  parashikojnë t’i mbajnë ata përgjithmonë.Rruajnë energjitë e tyre duke mos u shoqëruar dhe duke mos u pëfshirë në bisedat e shkurtra dhe kuptim-boshe.

Zakonisht konsiderohen si njerëz të çuditshëm dhe jo të zakonshëm, gjithsesi, nuk ka asgjë të keqe nëse zgjedh të qëndrosh nën shoqërinë e vetvetes sesa atë të të njerëzve që nuk të bëjnë të ndihesh rehat.

Disa nga arsyet pse këta persona zgjedhin të qëndrojnë të vetëm janë: kureshtja, toleranca dhe empatia.

 

Kureshtja

Edhe pse vetmitarëve u pëlqen që t’i mbajnë gjërat për vete, kjo nuk nënkupton që janë të rezervuar apo të turpshëm. Në fakt këta janë njerëzit e parë që kërkojnë përvoja të reja. Thjesht kanë nevojë që t’i mbledhin mendimet para se të merren me të tjerët.

Toleranca

Njerëzit që e vlerësojnë vetminë, e dinë që askush nuk është i përkryer. E kuptojnë se çdo kush ka të meta, mirëpo ata duhet të punojnë me të metat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk frustrohen, por e pranojnë botën ashtu siç është.

Empatia

Njerëzit që e vlerësojnë vetminë, e dinë që askush nuk është i përkryer. E kuptojnë se çdo kush ka të meta, mirëpo ata duhet të punojnë me të metat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk frustrohen, por e pranojnë botën ashtu siç është./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu