Dialogu Kosovë-Serbi rinisë të enjten, do diskutohet për pretendimet financiare

0
42

Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve.

Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë në një përgjigje zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.