Dëshironi të dukeni ‘me trup si peshku’ ? Gashani Couture mundëson këtë

0
1041

Kush nuk do të donte të kishte një trup ‘si peshk’. Tashmë keni një mundësi më shumë.

GASHANI Couture “Betta” SS20 ka menduar për ju.

Inspirimi për këtë koleksion erdhi nga peshku siamez Betta.

Njihen si peshq luftarakë dhe janë shumë territorial. Personaliteti i tyre është shumë i fortë dhe janë shumë inteligjentë.

Qëllimi i këtij koleksioni është që t’ju jap sharmin dhe madhështinë e një peshku Betta, ku siç mund të shihen, detajet u japin ndjenjën e bishtit të bukur të peshkut.

GASHANI Couture “Betta” SS20

Photo: @korabkusari

Model: @lauragecx

MUA & Hair: @pajtimraci

Muajin janar Tahir Gashani solli në treg koleksionin e tij të parë “Ancentry”, që do të thotë Origjinë, për të cilin u inspirua nga rrënjët e drurit.

Ndonëse shumë i ri në moshë, Gashani me punën e tij ka treguar se shumë shpejt mund të bëhet ndër dizajnerët më të njohur brenda dhe jashtë vendit./Oxygenpress.info