Daut Demaku tregon se si mund të luftohet depresioni

0
535

I ftuar në emisionin Oxygen Show, shkrimtari  Daut Demaku ka folur për situatën e fundit në Kosovë, e po ashtu edhe lajmet e pakëndshme, duke përmendur kështu vrasjet, aksidentet e shumë lajme të tjera.

I pyetur se si mund të luftohet depresioni, ai tha se “ilaqi” i saj është që hidhërimin dhe  gëzimin, mos ta bëjmë pjesë të tonën, shkruan OxygenPress.

“Shfletoj gazetat, dëgjoj televizorin, ndezi radion, flas me njerëzit, por distancë, largësi, mos i bëj të tuat. Bota është e madhe, brenda botës kanë me ndodh tragjedi, aksident, ngjarje të rënda. Radio, gazetat dhe televizioni ka për detyrë me i mbledh ato, e me t’i servu ty, me t’i qit në tryezë. Në qoftë se nuk je i menqur, i thith ato i absorbon dhe i bën pjesë të tuat dhe bjen në depresion. Në qoftë se je i menqur mban distancë, çfarë ka ndodhur, ka ndodhur”, tha Demaku.

Madje, sipas tij më e rrezikshmja është që të bëhemi pjesë e gëzimit. Sepse, sipas Demakut për gëzimin nuk ka mekanizma mbrojtës.

“Njeriu është më i fortë se guri, por hidhërimi qëndron shumë, sepse ka mekanizma mbrojtës. Gëzimi flakëron. Kështu që, edhe këto të shëmtuarat që ndodhin, e kanë efektin e forcimit të njeriut të përgatitjes për jetë që  mund të ju ndodhin juve”, ka thënë Demaku./OxygenPress.info