David Luiz drejt largimit nga Chelsea

0
28

Chelsea mund të bëjë disa ndryshime në skuadër për edicionin e ardhshëm, ndërsa njëri nga ata që pritet të largohet është edhe mbrojtësi David Luiz.

Mediet angleze janë pothuajse te sigurta dhe sipas tyre Luiz, në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi brazilian, sipas medieve, nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të ofruar nga londinezët, duke e konsideruar atë tepër të ulët krahasuar me pretendimet që ai ka. 31-vjeçari u kthye te Chelsea në vitin 2016, pasi mbylli aventurën te francezët e Paris Saint-Germain, ku ishte transferuar në vitin 2014 pikërisht duke lënë Chelsean. Për momentin nuk ka asnjë tregues për të ardhmen e mbrojtësit, por skuadrat pretendente për të marrë shërbimet e tij asnjëherë nuk kanë munguar.

Ndërkohë me të madhe flitet se te skuadra angleze mund të transferohet mbrojtësi i Napolit dhe Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj./OxygenPress.info