Dardanët bëjnë thirrje për vend takim të përcjelljes së Kombëtares drejt Shkupit

0
87

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen më vendimtare deri më tani të enjten.

Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut të enjten në Shkup, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së Play Offit të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” nuk do t’i lënë të vetëm lojtarët e Kosovës – pasi do t’i përcjellin ata tek Hani i Elezit – para kësaj beteje të rëndësishme.

Ja njoftimi i sekretarit të Dardanëve, Lorik Beeisha.

“Nesër prej orës 09:30 takohemi te parkingu i Viva Fresh te Hani Elezit, me i përcjell djemtë tanë në luftën kundër maqedonëve. Përpos maskave edhe distancës, me veti merrni shalla,bakla, flamuj.

PERPARA KOSOVË, PËR FITORE
NE HUMBJE E FITORE ME TY”, shkruajnë Dardanët.