Cili do të jetë formati i Superligës së Evropës?

0
47

Klubet e mëdha të Premier Leagues, Serie A dhe La Liga, pritet të marrin pjesë në Superligën e Evropës.

12 skuadra nga tre ligat kryesore e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Krijimi i kësaj iniciative ka ngjallur reagime të shumta në botën e futbollit.

Por, si do të zhvillohen garat në Superligën e Evropës?

Superliga do t’i ketë 20 klube pjesëmarrëse, 15 prej të cilave do të jetë klube themeluese dhe të përhershme në ligë.

Pesë të tjera do të kualifikohen për këtë garë çdo vit bazuar në arritjet e tyre në sezonin paraprak.

Ndeshjet do të zhvillohen në mesjavë, në mënyrë që klubeve t’iu mundësohet të luajnë në ligat e veta vendore, për ta mbrojtur kalendarin tradicional.
Liga do të fillojë në gusht çdo vit dhe do t’i ketë dy grupe me nga 10 ekipe.

Ndeshjet në fazën grupore do të zhvillohen vajtje-ardhje.

Tri ekipet e para në grup kualifikohen automatikisht në çerekfinale.

Ekipet që përfundojnë në vendet katër dhe pesë do të takohen në një play-off me dy ndeshje për vendet e mbetura çerekfinale.

Më pas, do të përdoret një format eliminimi direkt me dy ndeshje për ta arritur finalen në fund të majit, njëlloj si në Ligën e Kampionëve që e njohin sot.

Klubet njoftuan në deklaratën e tyre se gara do të nisë në gusht dhe Sky Sport Italia raporton se ato po bëjnë përpjekje të mëdha për ta nisur edicionin e parë këtë gusht, menjëherë pas Euro 2020.