Champions League: Sonte, ndeshja e kthimit Roma – Liverpool

0
68

Sonte nga ora 20:45 në “Stadio Olimpico” luhet gjysmëfinalja e dytë ndërmjet AS Roma dhe Liverpool.

Në përballjen e parë, Anglezët fituan me rezultat 5-2. Pa dyshim që kjo lojë do të ofrojë spektakël golash pasiqë sonte Italianëve ju duhet të bëjnë një rikthim të ngjashëm më atë që bënë 3 javë më parë ndaj Barcelonës.

Nga kjo ndeshje pritet të dihet finalisti i dytë, ku në finalen e Kievit do të ndeshen me Real Madridin, të cilët mbrëmë u kualifikuan pas një ndeshje dramatike ndaj Bayernit të Mynihut.

Përveq spektalkit në fushën e blertë, spektakël pritet që të ofrojnë edhe tifozët në tribuna. Mirëpo rreth 3000 policë pritet të jenë në gatishmëri, në mënyrë që të shmangin skena dhune. Gjithashtu pritet që një numër i forcave policore nga Britania e Madhe të jenë present për ti ndihmuar kolegët e tyre Italianë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu