Çfarë duhet të dini për çrregullimet në ngrënie

0
491

Është çrregullimi kryesor i të ushqyerit. Sjell rënie të dukshme në peshë, meqë kufizohet ngrënia. Është anoreksia, çrregullimi që më shumë se meshkujt, po prek gratë e reja dhe vajzat adoleshente.

Derisa shkaqet kryesore që sjellin këtë çrregullim ende nuk janë tërësisht të provuara, mjekësia thotë se ato janë kryesisht sociale, psikologjike e fiziologjike; Pasiguria dhe vështirësitë në mardhënie me të tjerët.

Për personat e prekur nga anoreksia kërkohet një çasje me psikoterapi dhe medikamente. E fatkeqësisht, personat me këtë çrregullim të ngrënies janë shumë rezistent, në të shumtën e rasteve u ikin trajtimeve.

Një çrregullim i tillë fillimisht është vështirë të vërehet, meqë persona te prekur mundohen ta fshehin. Ata kufizohen në ngrënie, brengosen shumë për peshën dhe vazhdimisht masin kaloritë.

Anoreksikët zakonisht janë shumë rezistent në trajtim meqë preken me çrregullim në të menduarit, sepse të menduarit pastaj koncentrohet shumë në imazhin që kanë e duan të kenë.

Anoreksia, që lidhet direkt me çrregullime psikike mund të qoj në vdekje të parakohshme. Personat me këtë çrregullim mendojnë se janë mbi peshë, edhe kur nuk janë.

Një përqindje e vogël e pacientëve me këtë çrregullim mund të trajtohen suksesshëm, gjithmonë, nëse trajtimi fillon me kohë.

Trajtimi i personave me këtë çrregullim në ngrënie, kërkon bashkëpunim, duhet të ndërlidhen gjitha sistemet brenda familjes, meqë nëse punohet vetëm me personin e prekur, qasjet janë më rezistente dhe përparimi në shërimin e sistemit është më i vështirë.

Në fillim vështirë vërehen çrregullimet, e kur arrihet në rënie drastike të peshës, trajtimi bëhet shumë i vështirë.

Personat që vuajnë nga anoreksia vazhdimisht e kanë preokupimin për peshën, ata i masin kaloritë dhe peshohen shumë herë brenda ditës.

Në Kosovë nuk ka ndonjë repart të veçantë për trajtimin e këtij çrregullimi.

Krahas evoulimit të modrenizimit dhe teknologjisë, numri i personave që vuajnë nga ky çrregullim i ngrënies është në rritje.

Situatat ekonomike, ndryshimet e statusit familjar, e trauma të ndryshme fizike e psikike, ndikojnë në shfaqjen e anoreksisë. E që në raste të tilla më së shumti gjenden adoleshentët./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu