Vetitë ushqyese të çokollatës së zezë

0
850

Çokollata e errët, e njohur si çokollata e zezë, është një formë e çokollatës e cila si përbërës kryesor ka gjalpin e kakaos.

Gjen një përdorim të madh tek njerëzit si desert dhe nëpër ëmbëlsira.

Përveç shijes së veçantë që ka, çokollata e zezë është edhe shumë e shëndetshme.

Çokollata e zezë, përmban antioksidantë siç janë polifenolet, dhe ka një përmbajtje shumë të ulët të sheqerit, dhe për këtë arsye ndihmon edhe në balancimin e sheqerit në gjak.

Njihet si një alternativa më e shëndetshme nga të gjitha llojet e çokollatave.

Çokollata e zezë është shumë e shëndetshme për zemrën.

Studimet tregojnë se nëse hamë çokollatë të zezë dy deri tre herë në jave, do të kemi përmirësime të dukshme sa i përket normalizimit të presionit të gjakut, dhe ndihmon në parandalimin e formimit të trombozës.

Nëse hamë çokollatë të zezë mund të parandalojmë edhe formimin e arerosklerozës.

Çokollata e zezë është shumë e mirë edhe për trurin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë përmirëson funksionet cognitive.

Zvogëlon rrezikun e infarktit.

Është e mbushur me vitamina e minerale.

Siç janë kaliumi, bakri, magnezi dhe hekuri.

Të gjitha këto ndihmojnë për një shëndet më të mirë.

Çokollata e zezë përmban gjithashtu disa komponime kimike të cilat kanë një efekt shumë pozitiv tek disponimi juaj.

Një nga ato kimikate është feniletilamina e cila tek truri i njeriut krijon një ndjesi të ngjashme me atë kur jemi të dashuruar.

Pra një copë çokollatë në ditë përveç se shijon shumë ka aftësi të iu bëjë edhe të lumtur./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu