Benzema u përgjigjet kritikëve

0
45

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, është kritikuar shumë nga mediet dhe njohësit e futbollit për paraqitjet e tij në kohët e fundit.

30-vjeçari francez, ashtu si edhe skuadra në përgjithësi, kanë pasur një periudhë të vështirë, e cila duket se do të tejkalohet me ardhjen e trajnerit Santiago Solari, pavarësisht se është emëruar si një zgjidhje e përkohshme.

Benzema mbrëmë ka shënuar dy herë kundër Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe në këtë mënyrë u bë lojtari i shtatë në historinë e Realit, që tejkalon shifrën e 200 golave, duke iu bashkuar një liste të yjeve të tillë, përfshirë emra si Cristiano Ronaldo, Ferenc Puskas, Alfredo Di Stefano dhe Raul.

Reali i ka fituar tri ndeshjet e fundit, ndërsa vlerëson se është gjykuar padrejtësisht. “Kur shkoj në fushë, nuk dua vetëm të shënoj gola, por të jap asistime, të luaj…, çfarë bën një sulmues. Gjithmonë ndodh e njëjta gjë, por unë luaj futboll për të bërë histori dhe ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë atë që bëj në fushë. Por, kjo nuk më shqetëson, sepse jam 30 vjeç, kam fëmijë dhe nuk mendoj për këto gjëra”, ka thënë Benzema.

Ai ka shprehur besim të madh te trajneri i ri dhe mendon se Solari e Meriton të vazhdojë të drejtojë skuadrën për kohë më të gjatë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu