Ballkani e fitoi përballjen kundër Gjilanit

0
50

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 16-të në Ipko Superligë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve.

Pas një loje mjaft interesante fitores iu gëzua skuadra e Ballkanit, me rezultat 2:1, duke u rikthyer kësisoj në pozitën e parë në renditje, tashmë më tri pikë më shumë se sa rivali i sotëm.

Ballkani kalojë në epërsi qysh në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Blend Baftiu. Nëntë minuta më vonë skuadra vendase e dyfishoi epërsinë me golin e shënuar nga Jetmir Topalli.

Ndërkohë, Gjilani reagoi me golin e shënuar nga Gerhard Progni, pesë minuta para se skuadrat të shkonin në pushim. Edhe në pjesën e dytë u zhvillua  lojë e mirë, por me gjithë rastet e krijuara nuk pati më gola.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Baftiu, kur nga afërsia qëlloi tërthorësen.