Autogoli që i kushtoi shtrenjtë futbollistit brazilian

0
90

Tifozët e futbollit janë në gjendje t’i tejkalojnë të gjitha limitet kur bëhet fjalë për skuadrat e tyre, pa menduar shë shpeshherë janë edhe të dëmshëm.

Viktimë e këtij mentaliteti ka qenë edhe braziliani Fernandinho.

Që prej Botërorit të këtij viti, anëtari i Manchester Cityt nuk është grumbulluar me përfaqësuesen braziliane, por jo për arsye sportive.

Gjatë humbjes 2-1 me Holandën në çerekfinale, Fernandinho ka shënuar një autogol në minutën e 13-të.

Si pasojë, mesfushori i Cityt është ofenduar rëndë në rrjetet sociale, gjithashtu i është kërcënuar familja.

Mamaja e tij duhet të mbyllte profilin e saj në Instagram për shkak të komenteve të shumtë drejt saj.

Për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve, Fernandinho ka vendosur të mos luajë më për Selecaon, këtë e ka treguar përzgjedhësi Tite gjatë një interviste për SporTV.

“Lojtari i parë që doja të telefonoja pas Botërorit ishte Fernandinho. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai i ka premtuar familjes që nuk do të luajë më me ne për shkak të kërcënimeve”, ka thënë Tite.

Trajneri i Brazilit i ka kërkuar 33-vjeçarit të flasë edhe njëherë me familjen e tij, pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses, por mesa duket ai e ka marrë përfundimisht vendimin e tij./OxygenPress.info