Aurora Ajdini, mësuesja shqiptare nominohet për çmimin prestigjioz në Çikago

0
107

Aurora Ajdini jeton prej vitesh në Ilinois të SHBA-së, ku punon si mësues matematike.

Së fundmi ajo është nominuar për çmimin “Master Teacher Award” nga Shoqata e mësuesve të matematikës në Çikago. Lajmi bëhet i ditur nga shoqata shqiptaro-amerikane e Grave në Çikago.

Aurora është mësuese matematike në shkollën e mesme katolike “Leo”. / Diasporashqiptare