Arsyet për të konsumuar kanellë

0
71

Kanella, përveç aromës dhe shijes fantastike është e pasur me antioksidantë dhe me vetitë e saj antibakteriale, mund të kontribuojë shumë pozitivisht në shëndetin tonë. Filloni përdoreni që sot, për 1 (ose gjithë) arsyet më poshtë!

1. Minimizon aknet

Siç e thamë, kanella ka veti antibakteriale që veprojnë kundër akneve apo puçrrave që shfaqen në lëkurë. Parandalon gjithashtu bllokimin e poreve, gjë që më pas çon në formimin e akneve.

2. Parandalon shenjat e plakjes.

Kanella mund të stimulojë prodhimin e nivelit të kolagjenit, prandaj “vijat e buzëqeshjes” do të vonohen shumë, ndërsa shkëlqimi i fytyrës do të zgjasë në kohë.

3.Përmirëson shëndetin e zemrës

Duke shtuar kanellën në dietën tuaj, kujtoni që po mbani gjithashtu një zemër të shëndetshme. Referuar studimeve, nëse kanella është pjesë e ushqimeve tuaja, shanset që të vuani nga problemet kardiake janë më të ulëta.

5. Përmirëson kujtesën!

Kanella do t’ju vijë në ndihmë që truri të plaket sa më vonë të jetë e mundur! Falë saj, do të jeni në gjendje të mbani mend më gjatë dhe jo vetëm! Kanella lufton disa nga simptomat që çojnë drejt sëmundjes së Parkinsonit apo Alzheimer-it.

Si ta bëni kanellën pjesë të çdo dite tuajën?

Spërkateni kafen tuaj me pak kanellë ose shtojeni tek ekspresi përpara se ta pregatitni atë.

Shtoni një lugë kafeje kanellë në tërshërë apo në drithërat që konsumoni me qumësht.

Hidhni pak kanellë në kos dhe më pas shtoni fruta, fara apo drithëra sias dëshirës.

Ngrini pak kanellë në kubat e akullit për t’i dhënë aromë ujit apo koktejleve.

Mund të aromatizoni me kanellë supën me thjerrëza ose fasule të zeza.

Spërkatni me kanellë kokoshkat e sapobëra.

Shtoni pak kanellë në çokollatën e zezë të shkrirë dhe përdoreni për të mbuluar arrat, bajamet ose si salcë për fruta të freskëta.

Burimi: Bright Side