Arkeologët zbulojnë një varr 4.400 vjet të vjetër

0
40

Në qytetin perëndimor egjiptian Giza është gjetur një varr nga periudha e faraonëve, 4.400 vjet i vjetër.

Ministri egjiptian për Monumentet Historike, Halid al-Anani, në konferencën për gazetarë në Giza, konfirmoi se një grup arkeologësh në lokacionin e gërmimit Sakkara ka gjetur varrin, i cili i përket periudhës nga viti 2.494 deri në vitin 2.345 p.e.s, lajmëroi agjencia egjiptiane e lajmeve MENA.

Anani tha se varri i përket personit me emrin “Vah Ti”, ndërsa bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të dinastisë së 5-të të faraonëve, që kanë sunduar para rreth 4.400 viteve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Monumentet Historike, Mustafa Veziri, tha se bëhet fjalë për një varr 10 metërsh, tre metra i lartë dhe se gërmimi arkeologjik në këtë vend vazhdon. /trt/