Arbëria debuton në elitë me fitore

0
76

Me ndeshjen Trepça’89-Arbëria ka nisur edicioni i ri në Superligë.

Skuadra e inkuadruar për herë të parë në Superligë, Arbëria e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e saj në elitën e futbollit tonë, pasi në stadiumin “Riza Lushta” ka shënuar fitore me rezultat 2:0.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e Kreshnik Bahtirit, i cili kësisoj u bë golashënuesi i parë i edicionit 2020/21 në Superligë.

I njëjti futbollist kontribuoi edhe tek goli i dytë, i cili vulosi fitoren e skuadrës mysafire, kur asistoi për Agon Llugiqin, i cili e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 2:0.