Ali (Kadri) Aliu, leblebixhiun i parë shqiptar në Preshevë

0
133

Nga Ferid Selimi

Ali (Kadri) Aliu i njohur si Ali Gollça lindi në Preshevë në vitin 1926. Ishte djali më i vogël nga gjashtë fëmijët sa kishte Kadri Gollomehu. Si çdo familje tjetër preshevare, edhe kjo familje merrej me bujqësi dhe njiheshin si blegtorë të mirë.

Qysh si i ri dallohej për shkathtësitë̈ e tij biznesore. Diku rreth vitit 1949, ku ishte në moshën e pjekurisë̈, nis prodhimin e fshesave të dorës, veprimtari që e bën deri në vitin 1954. Më pas, në vitin 1954 në Kumanovë nis të ndjek zanatin për përgatitjen, pjekjen dhe paketimin e leblebiave, farave, kikirikëve, etj. Me të marrë këtë zanat hap shitoren e tij për shitjen e këtyre prodhimeve në qendër të qytetit, përballë gjimnazit të atëhershëm, objektit të Komunës së sotme. Përderisa frekuentonte tregjet në rajon, nisi të interesohej për prodhimin e tekstilit e konfeksionit.

Në vitin 1967 iu besua hapja e një̈ shitoreje për shitjen e tjerrit (që në Preshevë njihej si vunica) “Otpad”. Dhe kjo e shtyri të blinte makinën e dorës për prodhimin e xhemperëve të leshtë nga tjerri, të cilat ishin të kërkuara në tregjet e Kumanovës, Vranjës, Shkupit, Surdulicës, Vlladiqin Han-it, etj.
Në vitin 1975 iu besua shitorja e rrobave për fëmijë̈ “Nashe Dete” nga Shkupi, në të cilën punoi deri në vitin 1992, kur edhe u pensionua e dyqanin ia besoi djalit të tij, Sylejmanit.

Ali Gollça vdiq në vitin 2009, e pas vetes la pesë vajza Zynijen, Berajeten, Sëdëkanë, Zeqaveten (tashmë e ndjerë) dhe Kadrijen të cilat aktualisht jetojnë̈ dhe veprojnë̈ në Prishtinë e Preshevë, dhe djalin e vetëm, Sylejmanin që me familje jeton në Preshevë.

Në foto 1 Ali Gollça me familjen e tij

Në foto 2 dhe 3 Ali Gollça.